Ballina Uncategorized Osmani në ofanzivë diplomatike

Osmani në ofanzivë diplomatike

25
0

Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani, sot për vizitë pune do të qëndrojë në Mbretërinë e Suedisë, ku do të mbajë takime pune me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hans Dalgren, ministrin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim, Piter Erikson, si dhe me kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Andreas Norlen, njofton 24Shqip.

Tema qendrore e takimeve, siç njoftoi Kabineti i Osmanit, do të jenë perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të vendimit për fillimin e negociatave në tetor të këtij viti, si dhe do të diskutohet edhe bashkëpunimi zhvillimor bilateral si dhe bashkëpunimi parlamentar mes dy vendeve.

Në agjendën e Zëvendëskryeministrit Osmani për periudhën që pason janë paraparë edhe vizita në metropolet e vendeve anëtare të BE-së, duke filluar nga Brukseli, në fillim të javës së ardhshme, pas së cilës do vijojnë vizitat në Berlin, Varshavë etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu