Ballina Uncategorized Lupço Palevski arrestohet në Beograd

Lupço Palevski arrestohet në Beograd

51
0

Biznesmeni nga Shkupi, Lupço Palevski – Pallço dje është arrestuar në Beograd, informon portali Skopje 1, transmeton koha.mk. Pallço është arrestuar në momentin kur ka dashur të fluturojë për në Moskë.

Sipas portalit, Palevski është arrestuar me urdhër arrest nga Kroacia dhe për momentin po mbahet në ekstradim.

Palevski ka padi penale edhe në Maqedoni për shkak se në muajin prill të këtij viti në një eveniment në Prilep përmes megafonit ka lëshuar “bombat”.

Për momentin nuk ka informata nga institucionet e vendit për arrestimin e Palevskit në Beograd.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu