Ballina Uncategorized Han: Maqedonia e Veriut meriton t’i fillojë negociatat me BE-në

Han: Maqedonia e Veriut meriton t’i fillojë negociatat me BE-në

20
0

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë hapje të negociatave për anëtarësim në BE, thotë në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti” eurokomisari Johanes Han, i cili së shpejti e braktis dikasterin e zgjerimit dhe politikës së fqinjësisë së mirë në KE, transmeton 24Shqip.

Maqedonia e Veriut, konsideron Han, ka bërë avancim të konsiderueshëm, ndërsa më i rëndësishëm është nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës dhe zgjidhja e kontestit me Greqinë.

“Marrëveshja e Prespës me të cilën iu dha fund kontestit shumë vjeçar për emrin është diçka që duhet të përfshihet në librat e historisë. Kur e mora funksionin, shteti ishte në krizë politike, zgjidhja e të cilës kërkonte vite dhe shumë udhëtime në Shkup. Filluam me deklaratë se nuk do të ketë zgjerim të BE-së, ndërsa tani pesë vite më vonë kemi vendosur rrugë reale dhe të gjallë evropiane për Ballkanin Perëndimor”, thotë eurokomisari Han në intervistë.

BE-ja, shton Han, do të vazhdojë të angazhohet për integrim evropian të rajonin, jo për shkak të njeriut që do ta udhëheq dikasterin për zgjerim , por për shkak të interesit të qartë të Bashkimit Evropian.

Johanes Han do të mbetet eurokomisar edhe në përbërjen e re të KE-së, por do të obligohet për buxhet dhe administratë. Dikasterin zgjerim dhe politikë të fqinjësisë së mirë duhet ta marrë ministri i deritanishëm i Drejtësisë së Hungarisë Laslo Troshani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu