Ballina Uncategorized LSDM: VMRO-DPMNE-ja kërkon vetëm ikje nga ligji për të gjithë të akuzuarit

LSDM: VMRO-DPMNE-ja kërkon vetëm ikje nga ligji për të gjithë të akuzuarit

15
0

Ekipi i LSDM-së në takimin e mbrëmshëm të liderëve ka ofruar formimin e institucionit të ri të prokurorëve i cili do të ndjekë korrupsion të lartë për të gjitha rastet e reja, siç kumtojnë nga LSDM-ja, që të garantohet shteti juridik, ndërsa kanë propozuar që edhe njeriun e parë të atij institucioni  ta propozojë opozita, por edhe kjo ishte refuzuar nga VMRO-DPMNE-ja.

“Përderisa të gjithë qytetarët prisnin marrëveshje në interes të shtetit juridik, Hristian Mickoski në takimin e djeshëm të liderëve pa pikë turpi dhe në stilin e Gruevskit e mbronte krimin e regjimit duke kërkuar që të gjithë lëndët e PSP-së ta humbin të ardhmen e tyre. Ekipi i LSDM-së i kryesuar nga kryetari Zaev iu ofroi formimin e institucionit të ri të prokurorisë e cila do të ndjek korrupsion të lartë për të gjitha rastet e reja që të garantohet shteti juridik, por ata nuk i intereson kjo sepse kërkonin vetëm ikje nga ligji për të gjithë të akuzuarit nga struktura e tyre e regjimit. Propozimi ishte njeriu i parë i atij institucioni të ri të prokurorisë të propozojë opozita, por edhe këtë VMRO-DPMNE-ja e refuzoi”, kumtoi LSDM.

Sipas LSDM-së, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, Antonio Milloshovski dhe VMRO-DPMNE-ja natën vonë pa sukses kanë luftuar, siç bëjnë të ditur, “që ta shpëtojnë krimin e regjimit”.

Zaevi dhe Mickoski në takimin e liderëve mbrëmë nuk arritën që të gjejnë zgjidhje për Ligjin për prokurorinë publike me të cilin duhet të zgjidhet edhe statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike. Ekipet e gazetarëve pas orës dy pas mesnate e lëshuan Kuvendin dhe nuk e pritën rezultatin e takimit të liderëve.

Dallimi kyç rreth së cilit thyheshin shtizat mes dy ekipeve ishte fati i lëndëve të PSP-së.

Nga takimi pritej zgjidhje për Ligjin për PP-në i cili duhet të sillet më së voni deri më 15 shtator me shumicë prej dy tretave në Parlament. Ligji është në procedurë kuvendore dhe ka filluar debati për amandamentet për të.

Deri më 15 shtator përfundon edhe mandati i prokurores speciale publike Kativa Janeva e cila është në paraburgim si e dyshuar në rastin “Reket”. Janeva me njoftim nga burgu dha autorizim që të gjitha lëndët e PSP-së të kalojnë në Prokurorinë Publike. Prej atje konfirmuan se kanë dërguar letër deri te PSP-ja për ndërmarrjen e lëndëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu