Prokurorja Speciale Katica Janeva dje ka kontaktuar përmes burgut kolegët e saj, duke u dërguar letër me çka i urdhëron që të githa lëndët që po zhvillohen nga kjo Prokurori, t’i dorëzohen Prokurorit Republikan Publik, Ljubomir Joveskit, përcjellë 24Shqip.
Jo zyrtarisht, lëndët do të pranohen nga Joveski, me çka, do të shuhet tërësisht PSP-ja.
Në opinion u shfaqën interpretime të ndryshme për motivet e Janevës, e cila është në paraburgim në burgun hetues të Shutkës, por ende është shefe e PSP-së, përshkak se Këshilli i Prokurorëve Publik nuk e largoi nga detyra, por i’a la në dorë Kuvendit.
Një nga motivet për këtë veprim të Janevës, përpos për të shpëtuar lëndët, mund të jetë edhe shpëtimi nga paraburgimi. Më saktësisht, paraburgimi i është shqiptuar Janevës përshkak rrezikut për ikje, ndikim mbi dëshmitarë dhe përsëritje të veprës penale.
Me dorëzimin e lëndëve, bie në ujë kjo e treta, gjegjësisht, Janeva nuk do të mund të përsëritu veprën, me çka do të kërkojë paraburgim shtëpiak.
Janeva është e dyshuar në rastin “Reket” me çka i është shqiptuar paraburgim prej 30 ditëve.






















