Ballina Uncategorized Ja çfarë paga marin mësimdhënësit në Maqedoni dhe rajon

Ja çfarë paga marin mësimdhënësit në Maqedoni dhe rajon

33
0

Të ardhurat e mësimdhënësve në Maqedoni të Veriut janë ndër më të voglat në Ballkan dhe Europë, shkruan 24Shqip.

Pagat e tyre sipas mendimit publik janë të ulëta. Por sa janë ato?

Në Maqedoni të Veriut, paga më e madhe e mësimdhënësve është rreth 9200 euro bruto në nivel vjetor, pak më shumë se në Serbi, por më pak se në Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Paga mesatare në arsim mes arsimtarëve dhe profesorëve nuk është e njejtë. Mësimdhënësit në shkollë fillore marin paga prej 21.660 denarëve, ndërsa ata në arsimin e mesëm marin paga prej 22.500 denarëve në nivel mujor, informon 24Shqip.

Mirëpo, këtë pagë nuk e gëzojnë mësimdhënësit e rinjë. Ata marin 20% më pak, gejgjësisht, diku 17.000 – 18.000 denarë. Një kujdestar klase mer bonus prej 900 denarëve.

Këto shifra vlejnë vetëm për mësimdhënësit me fond të plotë të orëve.

Krahasuar me fqinjët tanë në Kosovë dhe Shqipëri, mësimdhënësit në Maqedoni marin paga më të ulëta

Në Kosovë përshembull, mësimdhënësit në arsimin fillor marin paga prej 478 euro, ndërsa në arsim të mesëm 550 euro.

Në Shqipëri, cikli i ulët 9 vjeçar marin nga 57765 lek, apo 472 euro. Cikli i lartë 9 vjeçar marin nga 62027 lek, apo 507 euro. Në arsim të mesëm marin nga 62.141 lek, apo 508 euro.

Si duket kjo është dhe arsyeja pse nga SASHK kërkojnë paga më të larta me qëllim që edhe ata pak mësimdhënës që janë, të mos braktisin vendin ashtu siç po bëjnë një numër i konsiderueshëm në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu