Ballina Uncategorized Fillon me punë ministrja e re e financave, Nina Angellovska

Fillon me punë ministrja e re e financave, Nina Angellovska

22
0

Ministrja e re e financave Nina Angellovska sot mori dhe detyrën e re, udhëheqjen e ministrisë së financave, njofton 24Shqip.

Ministrja realizoi takim me zv.ministren e financave Shiret Elezi dhe sekretaren shtetërore, Julijana Petanovska, ku janë diskutuar aktivitetet momentale të Ministrisë së Financave.

Angellovska në pozitën e ministres së financave vjen nga sektori privat. Ajo është themeluese e “Gruper”, kompani për e-tregëti. Angellovska ka doktoruar menaxhment në Fakultetin ekonomik në Shkup. Ka mirënjohje të shumta vendore dhe të huaja. Magazina gjermane “The Hundert” e ka emëruar atë në 100 gratë më të suksesshme të start-up bizneseve, ndërsa magazina “Forbes” e ka shpërblyer me mirënjohjen “30 nën 30” për Europë në kategorinë shitje me pakicë dhe E-tregëti.

Në vitin 2017të, Angellovska inicoi themelimin e Asociacionit të parë për E-tregëti dhe u bë kryetare e saj. Nga viti 2018, Angellovska është anëtare e BD të Asociacionit Europian për E-Tregëti EMOTA. Në vitin 2019 ajo bëhet dhe anëtare e BD të Dhomës së tregëtarëve në Maqedoni.

Angellovska në një intervistë për MIAn deklaroi se do të investojë në projekte të cilat do të sjellin rritje ekonomike dhe do ta ulë papunësinë. Ajo tha se Ministrinë e presin agjenda ambicioze dhe reforma, siç është masa për stimulimin e rritjes së pagave, gjë e paraparë në rebalansin e ardhshëm të Buxhetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu