Ballina Uncategorized Biznesmeni Siljan Micevski thirret për të dëshmuar për rastin “Zhvatja”

Biznesmeni Siljan Micevski thirret për të dëshmuar për rastin “Zhvatja”

24
0

Në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupcion sot erdhi edhe Siljan Micevski i cili duhet të dëshmojë për rastin “Zhvatja”, njofton 24Shqip.

Micevski i cili për herë të dytë po ftohet në Prokurori, duhet të sqarohet për paratë të cilat siç thuhet i ka paguar në llogarinë e një pensioneres në Shkup në vend se të Lidhjes Ndërkombëtare të të dyshuarit në rastin “Zhvatja”, Boki 13.

Në hyrje të Prokurorisë, Micevski për mediat tha se paratë nuk i ka paguar në llogari të Todorovskës, por në llogari të Lidhjes Ndërkombëtare. Ai paralajmëroi se paratë do të kërkojë t’i kthehen prapa.

Para Micevskit, në Prokurori ishte edhe udhëheqësja Lila Filipovska, e cila dha dëshmi për më tepër se një orë. Ajo në dalje nuk dëshiroi të japë deklaratë për mediat. Madje, Filipovska gazetarëve u thoshte kujdes se do i’a prishin frizurën.

Në rastin “Zhvatja”, të dyshuar dhe në burg janë Bojan Jovanovski, Zoran Milevski dhe Katica Janeva.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu