Ballina Uncategorized Zaev nuk do të lejojë policët të vazhdojnë me punë pasi të...

Zaev nuk do të lejojë policët të vazhdojnë me punë pasi të kenë përmbushur stazhin me benefit

30
0

 Qeveria po përgaditë zgjidhje ligjore me të cilën do të shlyhet praksa që pjesë e zyrtarëve policorë të vazhdojnë kontratën e punës, edhe pse kanë përmbushur stazhin e beneficuar. Këtë e paralajmëroi vet kryeministri Zoran Zaev gjatë qëndrimit dje në Veles, transmeton 24Shqip.

“Le të përfundojnë matematikat që i bëjnë shërbimet shtetërore dhe do të ketë ndryshime në ligjin për pensionim. Qeveria e njeh këtë moment të zyrtarëve policorë që të vazhdojnë marrdhënien e punës. Me shlyerjen e vazhdimit të stazhit të punës, do të hapen vende të reja pune për të rinjtë”, tha Zaev.

KRyetari i Velesit, Ace Kocevski, shtoi se edhe mësimdhënësve nuk duhet t’u vazhdohet afati i punës, në interes të të rinjëve, për çka kryeministri Zaev tha se “po edhe për mësimdhënësit”.

“Ligji do të pësojë ndryshime. Punëtorët mezi presin të përmbushin vitet që të shkojnë në pension, derisa në disa lëmi kjo ende vazhdohet. Bëjmë llogari se sa do ti kushtojë kjo fondit pensional. Kur të përfundojmë llgoaritë, së shpejti do të dalim me zgjidhje në opiniion”, tha Zaev.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu