Ballina Uncategorized Milani rikthen interesimin për Everton Soares

Milani rikthen interesimin për Everton Soares

15
0

Milani thuhet se kanë rihapur bisedimet për transferimin e sulmuesit të Gremios dhe Brazilit, Everton Soares.

Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, Angel Correa mbetet objektivi kryesor i Milanit, por ata ende nuk kanë arritur të përmbushin vlerësimin e Atletico Madridit, i cili është mbi 50 milion euro.

Si pasojë, Di Marzio pretendon se kuqezinjtë mbeten me shpresë se një marrëveshje mund të bihet dakord për Correa, por gjithashtu mbajnë shikimin edhe kah Everton.

23-vjeçari luajti për Brazilin në Copa America dhe u tentua për transferim nga i ish-drejtori sportiv, Leonardo, përpara se të kthehej në Paris Saint-Germain.

Sidoqoftë, gazetari i Sky Sport Italia paralajmëron se kërkesat e Gremios prej 40 milionë eurosh e bëjnë një transferim të vështirë, veçanërisht me më pak se një javë deri në mbylljen e afatit kalimtar.

Struktura e të drejtave të tij për ndeshje është veçanërisht komplekse sepse ato janë pronë e tre subjekteve të veçanta, dhe jo vetëm klubit brazilian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu