Ballina Uncategorized Kukan: Maqedonia do të marë datë në vjeshtë, ndërsa Shqipëria nuk e...

Kukan: Maqedonia do të marë datë në vjeshtë, ndërsa Shqipëria nuk e besoj

34
0

 Ish eurodeputeti Eduard Kukan, i cili kryesonte me grupën punuese për Ballkanin Perëndimor gjatë kohës së mandatit të tij, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut mund të marë datë për negociata për anëtarësim në Bashkimin Europian në vjeshtë, derisa ky skenar është më pak reale për Shqipërinë, njofton 24Shqip.

Në një intervistë për Asociacionin sllovak për politikë të jashtme, Kukan sqaroi se Maqedonia e Veriut me vite ka përmbushur kriteret për anëtarësim në BE, por BE ka shtyrë hapjen e bisedimeve, që për Maqedoninë është shumë “e turpshme dhe demotivuese”.

“Maqedonisë së Veriut mund t’i ndahet datë konkrete në Samitin Europian në vjeshtë, që unë e konsideroj reale”, thotë Kukan, duke shtuar se derisa presidenti francez Emanuel Makron kishte shumë qëndrim kategorike për këtë çështje, si duket ka filluar të lëshojë pe.

Nga ana tjetër, duke potencuar se edhe Tirana po pret një gjë të tillë, Kukan vlerëson se situata në Shqipëri është krejtësisht ndryshe.

“Ata duhet të implementojnë reforma të mëdha gjyqësore, opozita ka bojkotuar Kuvendin, dhe mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromise”, theksoi ish eurodeputeti Kukan.

Sipas tij, jo reale është që tani Shqipëria të marë datë për negociata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu