Ballina Uncategorized Rasti “Zhvatja” – Vullnetarisht dëshmon ish drejtori i “T-Mobile”, Zharko Llukovski

Rasti “Zhvatja” – Vullnetarisht dëshmon ish drejtori i “T-Mobile”, Zharko Llukovski

26
0

Ish drejtori eksekutiv në “T-Mobile”, Zharko Llukovski, mëngjesin e sotëm ka deklaruar në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupcion për rastin “Zhvatja”. Ai për herë të dytë po jep deklaratë, por këtë herë, vullnetarisht, njofton 24Shqip.

Ish drejtori i “T-Mobile” është i dyshuar në lëndën “Stacione bazë” të PSP-së, për keqpërdorim të 3,5 milion euro në interes të Beton AD Shkup, dhe në dëm të aksionerëve të T-Mobile.

Në një nga bisedat e publikuara nga gazeta italiane “La Verita” dëgjohet se si Boki 13 në bisedë me Orce Kamçev thotë se ka përfunduar punën për rastin e PSP-së, por edhe në Qeveri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu