Ballina Uncategorized Ligji për prokurorinë publike do të sillet me procedurë të shkurtër

Ligji për prokurorinë publike do të sillet me procedurë të shkurtër

18
0

Kuvendi sot vendosi që të sillet me procedurë të shkurtër Propozim-ligji për prokurorinë publike në të cilin duhet të zgjidhet edhe statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike. Për propozimin votuan 57 deputetë.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, duke i shpjeguar shkaqet se pse propozohet ky ligj të sillet me procedurë të shkurtër, shfaqi shpresë se të gjitha partitë politike do të mbledhin fuqi që të votojnë për këtë ligj me të cilin do të vazhdojnë procedurat e filluara nga Prokuroria Speciale Publike.

“Shpresoj se të gjithë ju do të mblidhni fuqi që të shtypni butonin e gjelbër që ta shuani zjarrin në të cilin gjendemi me vite të tëra, ndërsa kjo nënkupton vazhdimin e procedurave të Prokurorisë Speciale Publike në të cilën shohim se kemi indikacione dhe akuza për krimin e bërë nga pushteti paraprak, por gjithashtu kemi edhe situatë në të cilën është hapur rast serioz, ndërsa ai është rasti Reket, i cili gjithashtu duhet të ketë procedurë serioze e cila do të sjellë deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Duhet të ketë drejtësi efikase për të gjithë pa marrë parasysh se cilës garniturë politike i përkasin. Para jush, a do ta shtypni butonin e gjelbër ose të kuq, duhet të keni parasysh të ardhmen e qytetarëve tanë”, tha Deskoska.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu