Ballina Uncategorized Fillon menaxhimi i përbashkët kufitar me Serbinë, kryeministrja serbe për vizitë në...

Fillon menaxhimi i përbashkët kufitar me Serbinë, kryeministrja serbe për vizitë në Shkup

40
0

Më pak kontrolle dhe doganim dhe përshpejtim të rrjedhës së udhëtarëve, mallit dhe mjeteve transportuese do të mundësojë menaxhimi i përbashkët kufitar që filloi sot në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë. Me konceptin, që për herë të parë e vendosim me Serbinë, me një ndalim në pikën e përbashkët të kontrollit pritet dyfish të ulet koha e pritjes.

Fillimin e projektit për menaxhim të integruar kufitar “One stop shop” do ta shënojnë kryeministrat Zoran Zaev dhe Ana Bërnabiq, e cila sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në shtet.

“Agjendën e përbashkët ekonomike të Ballkanit Perëndimor që e konfirmuam në Samitin në Trieste, e sjellim Evropën këtu në Ballkan”, theksoi Zaev në takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në muajin shtator të vitit të kaluar, kur e paralajmëroi fillimin e projektit.

Koncepti i kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe kontrolleve kufitare me një ndalim (One-stop-shop) do të thotë procedura më të thjeshta, që zbatohen në një vendkalim të përbashkët, gjatë numrit minimal të ndalimeve, sipas mundësisë ndalim i vetëm, përmes të cilit kontrolli i udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve të tyre transportuese kryhet vetëm njëherë në një vend. Me zbatimin e konceptit të kontrollit të përbashkët arrihet harmonizim më i madh dhe lehtësohet kalimi i udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese në komunikacionin rrugor, si dhe gjërat që udhëtarët i mbajnë me vete.

Për udhëtarët dhe transportuesit të cilët nga Serbia lëvizin drejt shtetit, shërbimi kufitar serb do të zbatojë kontroll të daljes në territorin tonë në VK Tabanocë, ndërsa kontrolli për ata të cilët udhëtojnë prej tek ne drejt Serbisë kontrollin e daljes, shërbimet kufitare të Maqedonisë së Veriut do ta zbatojnë në territorin e Serbisë, në vendkalimin kufitar Preshevë.

Sipas kompetentëve, në zbatimin e këtij koncepti nga rëndësia e jashtëzakonshme është shfrytëzimi i një objekti të përbashkët në vendkalimin kufitar që kryhen formalitetet kufitare. Përveç rrjedhës së shpejtë të udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese, doganimi i përbashkët, mes tjerash, duhet të mundësojë shkallë më të lartë të harmonizimit të kontrolleve kufitare, si dhe të ulet mundësia për mashtrime doganore, për shkak të kontrollit direkt në dokumentet komerciale që e ndjekin mallin. Doganimi i përbashkët është edhe një prej kërkesave të transportuesve, të cilët konsiderojnë se me këtë do të lehtësohet procesi i transportit dhe transportit të mallrave.

Kontrolli i përbashkët, përveç në vendkalimin kufitar Tabanoc, përgatitet edhe në vendkalimin hekurudhor Tabanoc dhe në Qafëthanë drejt Shqipërisë. Në VK “Qafëthanë” tani më zhvillohen punë ndërtimore për sendërtimin e objekteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu