Ballina Lajme nga Maqedonia Propozimi i Zaevit, Angellovska: Shans për të udhëhequr ndryshimet

Propozimi i Zaevit, Angellovska: Shans për të udhëhequr ndryshimet

34
0

Nina Angellovska, sonte ka shkruar në rrjetin social Facebook me rastin e propozimit të kryeministri Zoran Zaev, që ajo të jetë ministre e Financave. Ajo thotë se e sheh ofertën si një shans për të udhëhequr ndryshimet në vendin në të cilin planifikon të ardhmen e saj.

“Pas rreth 10 viteve përvoje vendase dhe ndërkombëtare dhe njohjes së konsiderueshme ndërkombëtare të punës dhe kontributit tim të palodhur, jam e nderuar që dija ime, potenciali dhe entuziazmin im për ndryshim, janë pranuar për të shërbyer në funksionimin dhe përparimin e vendit tonë. Nderi është edhe më i madh sepse vendimi është plotësisht jopartiak. Unë e shoh ofertën si një shans për të qenë udhëheqëse e ndryshimeve në vendin ku planifikoj të ardhmen time.
Duke pranuar këtë sfidë të madhe, unë jam e gatshme të investoj të gjitha njohuritë e mia, aftësitë menaxheriale dhe përvojën në biznes me qëllim që të realizoj më së miri këtë funksion jashtëzakonisht të përgjegjshëm. Jam e gatshme të investoj në politika fiskale progresive që do të krijojnë një ekonomi të fortë për qytetarët dhe do të mbajnë të rinjtë në vend. Kjo është koha e teknologjive, aftësive, zhvillimit të sipërmarrjes moderne dhe modeleve të reja të biznesit, komunikimeve digjitale dhe prodhimit. Këtu e shoh zhvillimin e vendit. Përfundimisht, do të bëj çmos për promovimin e transparencës fiskale dhe menaxhimin e mirë të parave të qytetarëve.”, ka shkruar  mes tjerash Angellovska.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu