Ballina Lajme nga Shqipëria A u takua Basha në Vienë me Edi Ramën në prani të...

A u takua Basha në Vienë me Edi Ramën në prani të Samir Manes? Përgjigjet Kreu i PD-së

40
0

I pyetur nëse ka patur një takim në Vjenë mes tij dhe kryeministrit Rama në prani të biznesmenit Zamir Mane, Basha u përgjigj se kjo është totalisht e pavërtetë, duke hedhur poshtë thashethemet e përhapura në media.

Asnjëherë në jetën time. Është çmenduri. Edi Ramën e kam takuar vetëm në takimin publik për Reformën në Drejtësi, dhe në rastin e krizës në vitin 2017-të”, u shpreh Basha.

Kreu demokrat gjithashtu lajmëroi për lëvizjet që do të bëjë opozita në muajin shtator. Basha tha se do të luftojë qeverinë me çdo forcë dhe çdo mënyrë.

Ndër të tjera kreu i opozitës u shpreh se kryesorja është që shqiptarëve t’u garantohet liria e zgjedhjes dhe vota e lirë.

Basha vuri në dukje se kjo është arsyeja për të cilën lufton opozita, duke u mundësuar shqiptarëve të drejtën e lirë për të votuar dhe që në kuvend të mos ketë më kriminelë.

Pjesë nga fjala e Bashës

Në shtator vijojmë betejën të bindim të gjithë faktorët për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore

Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s. Por s’i kishte shkuar mendja asnjë anëtari të NATO-s se rotacioni do të prodhonte një qeveri kaq të keqe që do të rikthente probleme të varrosura dhe do t’i shumëfishonte ato. Ky është problemi që kanë sot aleatët tanë, që papritur në një vend, i cili është anëtar i NATO-s, është kandidat zyrtar për anëtarësim në BE, shfaqen tipare të një qeverisjeje që nuk kanë të bëjnë fare as me Evropën e as me NATO-n, që prodhon papunësi, që prodhon stanjacion, që shkatërron mundësitë e njerëzve të thjeshtë, për t’i dhënë gjithë pushtetin, gjithë pasuritë, gjithë mundësitë Edi Ramës dhe një grushti oborrtarësh të tij.

Kjo ka ndodhur për një arsye shumë të thjeshtë, sepse është shkatërruar themeli i bashkëjetesës demokratike, që janë zgjedhjet e lira, sepse gjithçka fillon tek zgjedhjet e lira.Me zgjedhje do mundet edhe Edi Rama, por çështja është tu garantohet shqiptarëve liria e zgjedhjes. Beteja për tu garantuar shqiptarëve votën e lirë është betejë edhe për nesër, nuk është betejë të ikë tani Edi Rama e të vij unë apo një tjetër. Nëse nuk e bëjmë këtë betejë, dhe në parlamentin e ardhshëm vijnë prapë elementë kriminalë apo të lidhur me botën e krimit, edhe qeveria e ardhshme do t’u shërbejë kriminelevë dhe jo shqiptarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu