Ballina Bota Gjithçka e gatshme që Sanchez të transferohet te Interi

Gjithçka e gatshme që Sanchez të transferohet te Interi

27
0

Alexis Sanchez është në prag të huazimit te Interi me mundësi për të blerë për 15 milionë euro , pasi ai nuk është as në stolin e Manchester United sonte.

Anësori kilian nuk është parë askund për ndeshjen e kësaj mbrëmje në Ligën Premier kundër Wolverhampton Wanderers.

Në Itali raportohet se Sanchez do t’i bashkohet Interit në formë huazimi me mundësi për të blerë në fund të sezonit për 15 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni, Manchester United do të paguajë gjysmën e pagës së tij, duke lënë Interin të paguajë vetëm katër milionë euro.

Lojtari 30-vjeçar pritet t’i kompletojë testet mjekësore nesër, më pas për ta nënshkruar kontratën.

Për Snachezin do të jetë një rikthim në Serie A, pasi më parë ka luajtur për Udinesen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu