Ballina Lajme nga Maqedonia Ministri Fazliu bashkë me kryetar të komunave në Bruksel takojnë Komitetin e...

Ministri Fazliu bashkë me kryetar të komunave në Bruksel takojnë Komitetin e Rajoneve

207
0

5th Enlargement Day - JCC North Macedonia

Ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu dhe kryetarët e njëmbëdhjetë komunave në takimin e Komitetit të përbashkët konsultativ të Maqedonisë së Veriut dhe Komitetin e rajoneve të Bashkimit Evropian: ”Do të mbajmë fokusin e integrimit në Bashkimin Evropian, presim që bashkëpunimi ynë në të ardhmen të zhvillohet në baza më të fuqishme, me qëllime dhe rezultate edhe më të larta”.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur rezultate jo vetëm në fushat që vlerësohet, por edhe shumë më tepër dhe se sugjerimi ynë është që negociatat është koha të fillojnë, theksoi Tereza Moran, nga Drejtorati për fqinjësi dhe zgjerim i Komisionit Evropian. Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu, bashkë me kryetarët e 11 komunave dhe kryetarin e BNJVL”së sot në Bruksel në takimin në Komitetin e përbashkët konsultativ të Maqedonisë së Veriut dhe Komitetin e rajoneve të Bashkimit Evropian diskutuan për rolin e autoriteteve lokale në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. “Qeveria dhe qyterarët progresivë të Republikës së Maqedonisë së Veriut bënë përpjekje maksimale për kthimin e vendit në rrugën Euro”Atlantike. Raporti i Komisionit Evropian konfirmoi përparimin e vendit në pothuajse të gjitha fushat dhe vendi ynë ka nevojë për një impuls të ri dhe të fuqishëm dhe kjo është fillimi i negociatave me Unionin.

Kjo do të jetë motiv shtesë, por edhe përgjegjësi e madhe për pushtetin qendror dhe atë lokal. Do të mbajmë fokusin e integrimit në Bashkimin Evropian, pres që bashkëpunimi ynë në të ardhmen, të zhvillohet në baza edhe më të forta, me qëllim rezultate edhe më të larta, tha ministri Fazliu. Ministri Fazliu foli për prioritetet e qeverisë në fushën e qeverisjes lokale dhe zhvillimin rajonal, me theks të veçantë për zhvillimin e barabartë të vendit përmes nxitjes së potencialeve të zhvillimit të komunave dhe rajoneve planore dhe qasje më të madhe në fondet paraaderuese të BE. “Qeveria njeh rolin e autoriteteve lokale dhe mbështet të gjitha përpjekjet e komunave dhe Qytetit të Shkupit dhe Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale për praninë dhe pjesëmarrjen më të madhe në proceset për zhvillim më të shpejtë të vendit dhe rajoneve, që do të thotë integrim më i shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian, tha ministri Fazliu. Bashkë”kryetari i Komitetit të përbashkët konsultativ të Bashkimit Evropian, kryetarja e komunës Trbovlje, Jasna Gabriç vuri në dukje se debati i Këshillit të Ministrave është udhëkryq në rrugën e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Komiteti i rajoneve është vegël e shkëlqyer për arritjen e objektivave të përbashkëta, për të kuptuar në mënyrë të njejtë kërkesat dhe për të vazhduar progresin në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian në Raportin e radhës i shprehu mirënjohje Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin dhe pengimin e korrupsionit me miratimin e dy ligjeve në këtë fushë, tha Gabric, e cila theksoi se qeverisja e mirë në nivelin lokal është kusht thelbësorë për përmbushjen e kushteve për anëtarësim në Union. Bashkë”kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i komunës së Shtipit, Blagoj Boçvarski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë progres të madh dhe nga shteti i robëruar tani flasim për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. “Për shërbime më të mira dhe më efikase për qytetarët në nivel lokal kërkohet vazhdimi i reformave në administratën publike, rumbulaksimi i transferimit të kompetencave, transparencë më e madhe, si dhe decentralizimin fiskal efektiv që është në ecuri. Procesi garanton dialogun e fortë me pushtetin qendrorë, tha Bocvarski.

Kryetari i BNVL”së, Petre Shilegov, si vlerë të re theksoi lobimin e fortë të BNJVL”së para pushtetit qendror, veçanërisht për të forcuar autonominë financiare të komunave. “Bashkësia e njësive të vetëadministrimit lokal është e angazhuar për rritjen e të ardhurave për komunat nga tatimi mbi vlerën e shtuar prej 4.5 në 10 për qind, mjetet nga tatimi personal nga ato modeste n 3 në 50 për qind, për sigurimin e mjeteve të mjaftueshme nga dotacionet nga buxheti qendror , tha Shilegov. Ambasadorja pranë misionit të përhershëm të BE”së, Agnesa Rusi Popovska foli për përparimin e vendit, reformat e bëra si dhe pritjet nga Bashkimi Evropian. “Do të jemi pak të zhgënjyer, por jo të larguar nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian. Shpresoj që Unioni do të përmbushë pritjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut, tha Rusi. Përfaqësuesja e Drejtoratit për fqinjësi dhe zgjerim, Tereza Moran tha se vlerësimi i tyre është se Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur rezultate jo vetëm në fushat që është vlerësuar, por më shumë se kaq dhe sugjerimi është se është koha që negociatat të fillojnë.

“Qeveria ka shprehur qartë angazhimin e saj, reformat e bëra kanë ndikim pozitiv edhe në përmirësimin ekonomisë, papunësia është zvogëluar, lufta kundër korrupsionit është përgjegjësi e pushtetië qendrore dhe atij lokal. Le të mbetemi të motivuar deri në vjeshtë dhe të vazhdojmë me reformat e fuqishme, ndërsa ne do të vazhdojmë me mbështetjen financiare, teknike dhe të ekspertëve, tha Moran. Nesër, delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në seancën plenare të “Ditës së zgjerimit”, ngjarje ku do të marrin pjesë të gjitha vendet anëtare të Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu