Ballina Lajme nga Maqedonia Fazliu në takimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ mes Maqedonisë Veriore dhe...

Fazliu në takimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ mes Maqedonisë Veriore dhe Komitetit të Rajoneve të BE

6
0

Ministri për Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu, së bashku me kryetarët e 11 komunave dhe kryetarin e BNJVL njëkohësisht edhe  kryetar i Shkupit Petre Shilegov sot dhe nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimin e 16-të të Komitetit të Përbashkët Konsultativ (KPK) të Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të Rajoneve (KR) dhe Bashkimi Evropian në seancën plenare të “Ditës së zgjerimit”, e organizuar nga Komisioni Evropian.

Komiteti i Përbashkët Konsultativ është një organ i themeluar në kuadër të Komisionit Evropian. Ai përfshin përfaqësues të qeverisë lokale të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe shtetet anëtare të BE dhe roli është të mbështesë autoritetet lokale për të integruar vendin në Bashkimin Europjan.

Takimi i mëparshëm i Komitetit të Përbashkët Konsultativ u mbajt më 11 shtator të vitit të kaluar në Shkup.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu