Ballina Lajme nga Maqedonia ZAEV: MERKEL NA PREMTOI MIRATIMIN E GJERMANISË PËR DATËS E NEGOCIATAVE

ZAEV: MERKEL NA PREMTOI MIRATIMIN E GJERMANISË PËR DATËS E NEGOCIATAVE

4
0

Gjermania do të miratojë dhënien e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Këtë e ka konfirmuar sot kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë takimit në Berlin me kryeministrin Zoran Zaev.

“Kancelarja na informoi se Bundestagu do të sjell vendim në shtator për miratimin e fillimit të negociatave të BE-së me Maqedoninë Veriore, në pajtim me procedurat e Gjermanisë për çështjen e zgjerimit të Unionit. Merkel ka theksuar se Maqedonia Veriore i ka plotësuar pritshmëritë dhe se ajo dhe Berlini këtë e shohin si shumë pozitive”, ka shkruar Zaev, në profilin e tij në Facebook. Sipas kryeministrit, Merkel ka deklaruar se në Gjermani dhe vendet tjera anëtare pakontestueshëm janë pranuar rezultatet nga reformat, të cilat janë nënvizuar edhe në raportin e Komisionit Evropian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu