Ballina Lajme nga Maqedonia Zaev kthehet në Shkup me premtim të ri nga kancelarja Merkel

Zaev kthehet në Shkup me premtim të ri nga kancelarja Merkel

5
0

Kryeministri Zoran Zaev kthehet nga Berlini me një premtim të ri nga kancelarja Angela Merkel. Nuk ka informata nëse kryeministri ka ndërruar qëndrimin se në rast se nuk merret datë për fillimin e negociatave në qershor, ai do ta kthej mandatin për formimin e qeverisë.

“Premtime se Bundestagu në shtator do të jep dritë jeshile për fillim të negociatave me BE-në dhe urime për rezultatet e arritura”, këto janë porosit që sipas delegacionit maqedonas i mori sot në Berlin kryeministri Zoran Zaev nga kancelarja Angela Merkel.

Nga qeveria shprehen të kënaqur nga ajo që dëgjuan në takimin me Merkel. Në kumtesën zyrtare nënvizohet se shtatori mbetet muaji kur Bundestagu do të debatoj dhe sipas gjitha gjasave do të miratoj fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu