Ballina Uncategorized 5 tiparet e pronarëve të bizneseve të suksesshme

5 tiparet e pronarëve të bizneseve të suksesshme

7
0

Biznesi juaj varet nga karakteri juaj.

Drejtimi i një biznesi të vogël kërkon shumë punë për të funksionuar. Varet shumë nga personi i cili e drejton atë. Unë kam parë shumë ide të mrekullueshme duke dështuar thjeshtë për shkak të pronarëve të dobët. Por gjatë viteve unë ia kam dalë të gjej tiparet që një pronar i një biznesi të vogël duhet t’i ketë.

Nëse keni këto pesë karakteristika jeni në rrugë të mirë drejt një ndërmarrje të suksesshme.

Trimëria

Nuk mund t’a theksoj këtë mjaftueshëm. Bizneset e vogla duhet të dallohen nga turma dhe ju duhet të jeni të guximshëm për të bërë këtë gjë.

Por mos përzieni trimërinë me marrëzinë. Ato nuk janë e njëjta gjë. Të kërceni nga shkëmbi për hir të trimërisë nuk është mënyra e duhur për t’a treguar atë. Ju duhet të keni vetëbesim në vendimet tuaja pa u treguar të pakujdesshëm. Kjo është trimëri.

Vetë-motivimi

Askush nuk ju tregon se çfarë të bëni. Nëse nuk dëshironi të shkoni në punë të Hënën askush nuk mund të ju ndalojë. Ky lloj i lirisë është çlirues dhe i rrezikshëm në mënyrë të barabartë. Ju duhet të keni vetë-motivim për t’u ngritur dhe për të shkuar, veçanërisht kur nuk dëshironi të bëni këtë.

Pa atë vetë-motivim, ju do të përdorni atë liri në mënyrë të gabuar.

Transparenca

Bizneset janë nën mbikëqyrje më shumë se kurrë. Nëse nuk jeni transparentë, në organizatën dhe në arenën tuaj publike, ju do të shkatërroni reputacionin e biznesit tuaj. Ju duhet të jeni transparentë dhe të gatshëm për të ndarë.

Nganjëherë kjo mund të jetë edhe kërkesë ligjore.

Entuziazmi

Entuziazmi është i rëndësishëm. Pse?

Unë besoj se është i rëndësishëm sepse ju shtyen të arrini gjëra të mëdha çdo ditë. Njerëzit entuziastë fitojnë sukses dhe dëshirojnë të arrijnë edhe më shumë. Kështu mbani biznesin tuaj të fortë dhe kështu shmangni shkatërrimin. Mënyra e vetme për të qëndruar entuziastë është të jeni pasionantë për atë që bëni.

Përgjegjësia

Askush nuk respekton një udhëheqës i cili vazhdimisht ua lë fajin të tjerëve, e cila shpesh dërgon në gabimet e njëjta. Merrni përgjegjësi për gabimet tuaja.

Ju nuk duhet të bëni këtë thjeshtë sepse është gjëja e duhur por gjithashtu sepse kështu mësoni nga gabimet tuaja. Kështu ngriteni dhe bëheni më të fuqishëm.

Unë besoj se asnjë pronar i biznesit të vogël nuk mund të jetë i suksesshëm pa këto tipare. Ato janë të rëndësishme për rritje, zhvillim dhe përfitim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu