Ballina Lajme nga Maqedonia Stoltenberg në takim me Zaevin në Qeveri

Stoltenberg në takim me Zaevin në Qeveri

9
0

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli Atlantik të Veriut (NAK), në të cilin janë ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare të Aleancës, sot me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake janë pritur në platenë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas çka pritet që të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev.

Është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit Zaev dhe  sekretarit të përgjithshëm të NATO-s e cila do të mbahet pas përfundimit të pjesës së punës së Këshillit Veriatlantik me Komitetin për Integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe përfaqësues të Qeverisë

Gjatë ditës së sotme, Stoltenberg dhe ambasadorët e Këshillit atlantik të Veriut  do të priten edhe nga presidenti Stevo Pendarovski.

Stoltenberg në Maqedoninë e Veriut arriti dje pasdite, ndërsa në mbrëmje mori pjesë në pritjen në Kuvend të cilën e organizoi spikeri i Kuvendit Talat Xhaferi. Prej atje sekretari i përgjithshëm i NATO-s porositi se me padurim e presin Maqedoninë e Veriut si vendi i 30-të anëtar i Aleancës Veriatlantike.

“Së shpejti, kur procesi i anëtarësimit tuaj do të përfundojë, me padurim do ta pres Maqedoninë e Veriut si vend i tridhjetë anëtar në Aleancën tonë. Dhe ta shoh flamurin tuaj duke valëvitur para selisë sonë në Bruksel, si dhe në misionet dhe operacionet tona gjithkund në botë”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg dhe përfaqësuesit e lartë të NATO-s vijnë për vizitë të parë në Shkup pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të vendit në Aleancë. Nga shkurti kur është nënshkruar Protokolli për anëtarësim të vendit në NATO, e deri më tani e kanë ratifikuar 14 shtete-anëtare. pritet që në qershor të hyjë në procedurë edhe në SHBA dhe të përfundojë këtë vjeshtë. Procesi i ratifikimit, së bashku vlerësojnë kompetentët, mund të përfundojë edhe para Samitit të Aleancës të caktuar në dhjetor në Londër. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu