Ballina Lajme nga Maqedonia KOHA E RISHFAQJES SË “BOMBAVE”: QËLLIMET, METODAT DHE REGJISORËT E SKENARIT

KOHA E RISHFAQJES SË “BOMBAVE”: QËLLIMET, METODAT DHE REGJISORËT E SKENARIT

8
0

Presion mbi krerët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të largohen apo për të ndikuar që të lirohen pjesëtarët e Grupit të Kumanovës? Kush i lëshoi në opinion bisedat private midis liderit të BDI-së Ali Ahmeti me funksionarët e partisë së tij – Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Beqir Hasani? Njëlloj si vetë rasti i mistershëm i Kumanovës edhe në këtë rast ka shumë pyetje e pak përgjigje.

Për disa ditë me radhë nga një profil në FB që mban emrin “El Cheka” janë publikuar përgjime të ashtuquajtura “bomba” për funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Personi që është identifikuar me profilin “ El Cheka” ka theksuar se këto “bomba” për funksionarë të BDI-së i ka siguruar nga një pjesë e grupit të Kumanovës. Edhe pse deri më tani janë publikuar dhjetëra përgjime, të cilat konsiderohen si të paligjshme, personi që identifikohet me këtë profil në FB, ka bërë të ditur se nuk do të ndalet së publikuri përderisa nuk nuk sigurohet një “gjykim i drejtë ndërkombëtar për grupin e Kumanovës”.

Brenda kohës është bërë e ditur që MBP-ja e ka identifikuar këtë profil, ndërkohë që bashkë me Prokurorinë Publike janë angazhuar për mbylljen e e këtij profili në FB. Në të njëjtën kohë, MBP ka ngritur padi penale ndaj personit që identifikohet me faqen “El Cheka”. Këto përgjime që përmbajnë biseda telofonike të funksionarëve të lartë të BDI-së tashmë kanë filuar të publikohen dhe në kanalin yotube nën emrin Zora Zaev.

Menjëhërë, pas publikimit të këtyre përgjimeve janë prononcuar institucionet mbi të cilët bie pesha e këtyre publikimeve që konsiderohen të paligjshme, por edhe përfaqësues të partive politike. Në një pronocim të tij, kryeministri Zaev ka theksuar se nuk i ka dëgjuar këto biseda. Ai ka lënë të kuptohet se këto përgjime të publikuara nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit. “ Organet hetuese duhet të merren seriozisht me këtë rast” , ka theksuar kryeministri Zoran Zaev.

Ai ka shtuar se nuk ka njohuri nëse këto biseda janë pjesë e materialeve të përgjuara që i ka poseduar Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, apo bëhet fjalë për materiale të tjera duke lënë mundësinë që bisedat e përgjuara mund t’i posedojë dhe një palë e tretë, pasi sipas tij, opozita kishte vetëm 1/3 e bisedave të përgjuara telefonike nga Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim.

Pavarësisht publikimit të këtyre bisedave, nuk ka pasur ndonjë reagim të menjëhershëm nga BDI, zyrtarë të së cilës dëgjohen në “bombat” e publikuara. I vetmi reagim ka qenë ai i zëdhënësit të kësaj partie, Bujar Osmani, i cili ka theksuar se nuk ka ndonjë lëvizje për analizim të këtyre përgjimeve të publikuara. Sipas tij, kjo mbetet detyrë e institucioneve kompetente. “Bisedat janë private dhe institucionet duhet të garantojnë privatësinë e çdo qytetari përfshirë edhe të funksionarëve të partisë”, ka theksuar Osmani.

Në opinion janë shfaqur dilemat mbi këto publikime, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse materialet e përgjuara të cilat më herët i kishte shfrytëzuar opozita e atëhershme LSDM, mund t’i posedojë edhe ndonjë palë tjetër, perveç Prokurorisë Speciale Publike së cilës iu dorëzuan.  PSP ndërkohë ka njoftuar se është duke i analizuar këto biseda të përgjuara nëse janë po të njëjtat që ato i posedojnë apo janë përgjime tjera.

Materialet e përgjuara në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos kishin kaluar nën kompetencë të Prokurorisë Speciale, por disa herë me radhë në rrjetet sociale dhe ueb-faqe të ndryshme, ato janë publikuar në periudha të ndryshme. Materialt konsdierohen si të paligjshme nga momenti kur me to filloi të procesojë PSP. Por, ky sanksionim ligjor dhe ngritja e padisë ndaj personit për të cilin MBP dhe Prokuroria thonë se është i identifikuar është sfiduar nga profili që mban emrin “El Cheka”, i cili ka theksuar se do të pranonte të vinte në Maqedoninë e Veriut dhe të gjykohej për këto publikime nëse për këtë do të gjykohej edhe kryeministri Zaev, i cili i kishte publikuar të ashtuquajturat “bomba” kundër siç thuhej regjimit të ish-kryeministrit Nikolka Gruevski. Aluzioni duket i qartë edhe konteksti mund të jetë i ndryshëm.

Publikime i këtyre përgjimeve është intepretuar në variante të ndryshme në opinion. Në një kolumnë të tij për të përditshmen në gjuhën shqipe “Koha”, kolumnisti Daut Daut, mes tjerash ka marrë në shqyrtim edhe publikimin e këtyre “bombave”. Duke analizuar mandatin e PSP-së, gjegjësisht statusin e saj si vendimtar për anëtarësim në BE, ai thekson se nëse PSP-ja ka pasur një mandat që lidhej me përgjimet e paligjshme të politikanëve dhe qytetarëve të shumtë, kjo çështje tashmë po devalvohet dita-ditës.  “Ato incizime, të cilat ‘patriotët brenda shërbimeve” ia kishin dorëzuar lideri të atëhershëm të opozitës dhe ky pastaj të gjitha ia dorëzoi PSP-së që u themelua pikërisht për to, tash janë bërë si një mall i lirë që mund ta gjesh si CD-të false te shitësit e rrugëve dhe nuk dihet më nëse ato i ka PSP-ja, LSDM-ja, apo dikush tjetër, por kur ta shohësh, ka dalë diçka në portalet me emra të rrejshëm, të cilat sipas nevojave ditore i lëshojnë në eter dhe askush nuk thotë se prej nga janë”, shkruan Dauti.

Nuk kanë munguar brenda kohës edhe komentime tjera për sa u përket publikimit të këtyre bombave. Në opinion nga analistë të ndryshëm janë shfaqur dyshime nëse publikimi i këtyre përgjimeve për zyrtarë të lartë të BDI-së ndërlidhet me operacionin “fshesa” të paralajëmruar nga kryeministri Zaev dhe që tashmë po bisedohet me parnerin shqiptar të koalicionit BDI.  Një pjesë e analistëve bisedat i kanë shikuar në drejtim të përmbajtjes, duke i cilësuar ato si të ulëta për përfaqësues të partive politike.

Pavarësisht nga këto dyshime, kryeministri Zaev ka lënë të kuptohet se raportet në koalicionin qeverisës janë të mira dhe se ka besim të plotë në liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Sidoqoftë, publikimi i bisedave të përgjuara ka ngjallur edhe dilemat nëse institucinet e Maqedonisë janë në gjendje që t’i kontrollojnë gjithë ato materiale, të cilat dikur i posedonte LSDM dhe të cilat më pas ia kishte dorëzuar PSP, si i vetmi institucion që mund t’i shfrytëzonte ato gjatë procedimeve gjyqësore. Në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, ish ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, ka theksuar se “nuk besoj se Republika e Maqedonisë së Veriut ka kapacitet që ta menaxhoj gjithë këtë situatë me materialet e përgjuara të lëshuara në tregun e zi, edhe pse pushteti i ka detyrë të veprojë në mënyrë parandaluese. Ky proces do të zgjasë. Me rëndësi është që tani mos të ketë hapësirë për keqpërdorimin e sistemit të përgjimi”.

 

Editorial i KDP-së

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu