Ballina Teknologji Huawei largon punëtorët amerikanë

Huawei largon punëtorët amerikanë

21
0

Përplasja mes Huawei-t dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe Kanadasë, çdo ditë ofron përshkallëzime të tjera.

Në lojë tashmë janë futur edhe vende të tjera evropiane, të nxitura nga administrata Trump.

Çështja në fjalë ka shkaktuar edhe përplasje të mëdha mes dy prej aleatëve më të vjetër, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Mbretëria po ngurron t’i japë mbështetje Shtëpisë së Bardhë në këtë luftë të re.

Ndërkohë, Trump e kërcënon Britanisë se në rast se nuk do t`i dalë në krah, atëherë nuk do të ndajë një sërë informacionesh të klasifikuara.

Siç raporton “Financial Times”, Huawei u ka kërkuar punonjësve që të anulojnë çdo lloj takimi teknik me homologët amerikanë, ndërkohë që ka dërguar në shtëpi një sërë punonjësish amerikane të punësuar në selinë qendrore të kompanisë, në Shenzen, transmeton ‘Scan’.

Disa media bëjnë me dije se pjesa më e madhe e tyre është pushuar nga puna dy javë më parë, menjëherë pasi Huawei u përfshi në listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë, përcjell albinfo.ch.

Ndër të tjera, kompania po kërkon të ndërpresë çdolloj marrëdhënie të punonjësve të saj me ata amerikanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu