Ballina Lajme nga Shqipëria Basha kërcënon Ramën: Protestën tjetër e ka në dorë populli

Basha kërcënon Ramën: Protestën tjetër e ka në dorë populli

3
0

Nisi paqesisht por përfundoi me tensione, shashka , gazlotsjllës dhe të lënduar protesat e shtatë kombëtare e opozitës së bashkuar.

Mijera simpazantë u mblodhën fillimisht në bulavardin kryesor duke përcjellë nëpërmjet tullumbaceve mesazhin kryesor atë të largimit të Edi Ramës.

Por jo vetëm. Kësaj radhe tubuesit mbanin në duar edhe flamujt të vendeve të Bashkimit Europian, të cilët kanë qënë kritik ndaj prostetave të dhunshme të opozitës.

Lideri demokrat Lulzim Basha në fjalën e tij u shpreh qartë se opozita e bashkuar e ka grisur propozimin e e Ramës.

Ndonëse partia socialiste ka nisur fushatën elektrorale për zgjedhjet vendore, Basha shprehet  i bindur se nuk do të ketë zgjedhje pa pozitën ndërsa paralajmëroi se koha e fjalëve ka mbaruar dhe tashmë do të ketë qëndresë në cdo shesh dhe në cdo qytet.

Por teksa Basha  ftoi qytetarët ta ndiqnin në një marshim para parlamentit situata mori një tjetër rredhjë.

Protestusit nisën sulmin  me shashka, tymuese, flakadanë dhe gurë, ku mbeten të lënduar 7 efektive te policise punonjës por edhe punonnjes të medias. Te lenduar pati edhe ne radhet e protestuesve.

Pavarsisht thirrjeve të policisë për vetpërmbajtje, protestuesit kanë thyer perimetin e sigurisë në oborrin e parlamentit.

Pasi i beri thirje disa here turmes te largohej policia u detyrua te poedore gazi lotsjelles. Nje grup fare i vogel protestuesish vazhdoi qendresen.

Me pas turma iu drejtua selise se partise demokratike aty ku Basha mbajti respektoi ritualin.

Basha akuzoi kunder shtarin e tij politike per dhune ndaj protestuesve. Kryedemokrati paralajmeroi se protesta e radhshme do ti lihet ne dore popullit.

 

 “Gjatë protestës bëmë gjithçka që asnjë polic, nuk e kam fjalën për horrat që hedhin gaz e qëllojnë, por për ata motra e vëllezër. Pavarësisht thirrjes sonë, janë plagosur disa protestues me plagë në kokë e në këmbë. I them Ramës se do të përgjigjesh para ligjit, asgjë nuk do të fshihet. “Po i them sot Rames dhe Lleshajt se do mbani përgjegjesi para ligjit, asgjë nuk harrohet dhe fshihet, përpjekja juaj tinzare per t’i faturuar dhune protestes, do te marre përgjigje.Largohu, ose ndryshe ndjeja zërin popullit në protestën e ardhshme. hapi rrugë votës së lirë. Zgjedhje të lirë dhe të ndershme. lërë sovranin të flasë me votë, ose dëgjoja zërin popullit në protestën e ardhshme. Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Zoti ju bekoftë. Kështu të gjithë edhe më të vendosur supë më supë me njëri-tjetrin, ballëlartë, le ta çojmë këtë betejë drejt fitores së popullit.  Mirë u takofshim në protestën e ardhshme”,

Protesta e u mbyll ashtu si edhe heret e tjera me himnin kombetar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu