Ballina Uncategorized (VIDEO) – Ministri Fazliu: 4 milionë e 930 mijë euro në dispozicion...

(VIDEO) – Ministri Fazliu: 4 milionë e 930 mijë euro në dispozicion për projekt strategjik

Deri më 1 gusht është e hapur thirrja publike për ide projekuese për zbatimin e projektit strategjik në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar IPA midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Mjetet i siguron Bashkimi Evropian. Pas dy shpalljeve publike, në dispozicion gjenden edhe 4 milionë e 930 mijë euro.

125
0
Suhejl Fazliu
Suhejl Fazliu

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale bën thirrja publike për ide projektuese për realizimin e një projekti strategjik ndërkufitar në mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Projekti duhet të ndihmojë qytetarët e atyre zonave dhe të jetë në dobi të dy vendeve. I njëjti do të financohet me mjete nga BE dhe programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar dhe me bashkëfinancim me mjetet e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale. Për këtë bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe vendit janë në dispozicion rreth 5 milion euro. Idetë projektuese do të mund të dorëzohen deri më 1 gusht të këtij viti dhe ide mund të dorëzojnë të gjitha institucionet, komunat, shkollat, universitetet, organizatat joqeveritare dhe subjekte tjera jofitimprurëse.

“Me realizimin e këtij projekti duhet të përfitojnë më shumë njerëz. Kjo nënkupton se projekti duhet të jetë më rëndësi nacionale apo regjionale. Sipas kritereve idetë projektuese duhet  t’u përshtaten fushave në vijim; të nxisin turizmin dhe të mbrojnë trashëgimin kulturore dhe natyrore, të nxisin forcimin e konkurrencës, biznesit ,tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e mjedisit jetësorë, preventive nga ndryshimet klimatike dhe menaxhime me rreziqet”, deklaroi Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu