Ballina Lajme nga Maqedonia Zoran Zaev: Nuk i kam dëgjuar përgjimet e publikuara

Zoran Zaev: Nuk i kam dëgjuar përgjimet e publikuara

4
0

Kryeministri Zoran Zaev thotë se nuk i ka dëgjuar përgjimet e publikuara ditëve të fundit në rrjetet sociale.

Zaev u përmbajt nga komentimi i tyre, duke shtuar se organet hetuese duhet të merren seriozisht me rastin.

Sipas Zaev, përgjimet nuk ndikojnë në raportet me BDI-në, duke shtuar se kush do që i publikon përgjimet duhet ta dije që me Marrëveshjen e Përzhinos, opozita ka dorëzuar përgjimet në PSP dhe është ndaluar publikimi i tyre.

Zaev në mënyrë indirekte nuk mohon mundësinë që përgjime të posedojnë një palë e tretë, pasi sipas tij opozita ka poseduar vetëm 1/3 e materialit të përgjuar në DSK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu