Ballina Lajme nga Maqedonia VMRO-DPMNE: Derisa Zaev të jetë kryeministër, Maqedonia nuk merr datë për negociata

VMRO-DPMNE: Derisa Zaev të jetë kryeministër, Maqedonia nuk merr datë për negociata

13
0

Partia më e madhe maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se Qeveria e LSDM-së sërish gënjeu.

Nga kjo parti thonë se datë për negociata me BE-në edhe gjatë këtij viti nuk do të ketë.

“LSDM-ja tani, edhe pas ndërrimit të emrit të shtetit nuk do të filloj bisedimet për shkak se nuk ka reforma. Zaev duhet të di se në BE nuk shkohet me administratë të partizuar dhe nepotizëm të masave enorme. Në BE nuk shkohet me një sistem shëndetësor të shkatërruar dhe një arsimim që është në gjendje të mjerueshme. Në BE nuk shkohet me një borxh publik i cili për një vit u rrit për mbi gjysmë miliard euro. Në BE nuk shkohet me tender të cilët i fitojnë vetëm të dëgjuarit e partisë, në BE nuk shkohet me reket të bizneseve dhe plaçkitje të qytetarëve. Gjithnjë derisa Zaevi të jetë kryeministër Maqedonia nuk do të merr datë për bisedime me BE-në”, thuhet në kumtesën partisë opozitare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu