Ballina Lajme nga Maqedonia Ministri Fazliu: Grante prej 1 milion e 200 mijë franga zvicërane për...

Ministri Fazliu: Grante prej 1 milion e 200 mijë franga zvicërane për projekte në tetë rajone planorе

7
0

Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu dhe udhëheqësit e Qendrave për zhvillim të rajoneve planore sot nënshkruar kontrata për realizimin e mbi 16 projekteve investuese dhe inovativa të cilët do të implementohen në tetë rajone planore . Vlera e përgjithshme e projekteve është 1 milion e dyqin mijë franga zvicerane. Mjetet janë sigururuar në kuadër të projektit “Zhvillim i balancuar rajonal, inkluziv dhe i qëndrueshëm”, i financuar nga Ministria për vetëqeverisje lokale, Zyra e zëvendës kryeministrit për çështjet ekonomike dhe Qeveria Zvicerane.

Zhvillimi i barabartë rajonal është shtylla kryesore e konceptit të qeverisë Një shoqëri për të gjithë. Vendi ynë ka nevojë për zhvillim më dinamik, por gjithashtuështë me rëndësi është sigurimi i zhvillimit të balancuar, i cili do të sjellë ndryshime para derës së çdo qytetari, me ndërtimin e një rruge të re, kanalizim, çerdhe apo shkollë të re moderne, objekte publike me efikasitet energjitik, kujdes të veçantë për personat me aftësi të kufizuara, zhvillimin e potencialeve turistike dhe hapjen e vendeve të reja të punës, hapjen e perspektivave të reja për zhvillimin e bashkësisë lokale dhe rajonit në përgjithësi, theksoi ministri Suhejl Fazliu.

Ministri Fazliu theksoi se projekti “Zhvillim i balancuar rajonal, inkluziv dhe i qëndrueshëm” është i rëndësishëm edhe për faktin se përmes tij mund të forcohen kapacitetet e Qendrave për zhvillimin e regjioneve planore.

“Ata janë tetë gjeneratorët për zhvillim të cilët duhet të krijojnë projekte inovative dhe konkurse dhe me sukses duhet ti implementojnë. Kualiteti i ri dhe vlera e shtuar janë përfshirë në tërë procesin inkluzimv, me përfshirje të qytetarëve dhe sektorit të biznesit në përzgjedhjen e projekteve. Më me rëndësi është të realizojmë projekte të cilët do të zgjidhin probleme dhe do të kenë ndikim të drejtpërsëdrejti në cilësinë e jetesës së qytetarëve, theksoi ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu.

Çdo rajon planorë do të realizojë nga dy projekte, të cilët kanë ndikim të drejtpërsëdrejti në përmirësimin e kualitetit ë jetesës dhe promovojnë qasje inovative në sigurimin e shërbimeve.

Për tetë projektet investuese janë siguruar 850 mijë franga zvicerane ndërsa çdo rajon planorë do të fitojë grant vlera e të cilit është kushtëzuar nga shkalla e zhvillimit të rajonit.Më i zhvilluariari, ai Verilindorë, do të fitojë 145 mijë franga ndërsa më i zhvilluari, rajoni i Shkupit 60 mijë franga zvicerane.

Grandi i dytë është për realizimin e projekteve inovative. Edhe këto projekte janë identifikuar sipas mënyrës participuese me pjesëmarrje aktive të përfaqësuesve të sektorit joqeveritarë, arsimorë, dhe atij të biznesit. Fandi i përgjithshëm për përkrahjen e projekteve inovative për vitin 2019 sillet në 311.841 franga zvicerane, ndërsa secili nga tetë rajonet planore do të fitojnë grant prej 39 mijë franga zvicerane për realizimin e projektit të zgjedhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu