Ballina Lajme nga Maqedonia RDK: Maqedonia e Veriut meriton të jetë pjesë e BE-së

RDK: Maqedonia e Veriut meriton të jetë pjesë e BE-së

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se raporti i fundit i progresit të Maqedonisë së Veriut që u publikua sot nga ana e Bashkimit Evropian, ku z. Hahn haptazi kërkon hapjen e negociatave dhe marrjen e datës është dëshmi më e mirë e punës së palodhshme dhe vullnetit të pastër të kësaj qeverie dhe shumicë parlamentare për tu bërë pjesë e familjes së BE.

60
0

29.05.2019 – Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se raporti i fundit i progresit të Maqedonisë së Veriut që u publikua sot nga ana e Bashkimit Evropian, ku z. Hahn haptazi kërkon hapjen e negociatave dhe marrjen e datës është dëshmi më e mirë e punës së palodhshme dhe vullnetit të pastër të kësaj qeverie dhe shumicë parlamentare për tu bërë pjesë e familjes së BE.

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se rekomandimi i pakushtëzuar dhe i pastër, është dëshmi më e mirë për vlerësimin e punës së deritanishme të kësaj qeverie dhe shumice parlamentare, nga ana e institucioneve të Bashkimit Evropian. Raporti i BE-së për progresin e Maqedonisë së Veriut, hap dyert e BE për caktimin e datës për bashkangjitjen e Maqedonisë së Veriut në këtë familje të madhe, dhe në këtë mënyrë do të mund të realizohet qëllimi më sublim që mban kohezionin e brendshëm të vendit.

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se nuk ka dyshim se na pret edhe shumë punë, por vlerëson se ky hap do të jetë një shtytje e madhe jo vetëm për reformat, por edhe për mishërim të plotë me ndryshimet dhe kërkesat që sjellin këto reforma, që kanë qenë si parakushte për rumbullakësimin e kësaj rruge të gjatë shumë vjeçare të pritjes para dyerve të BE. Ngelim me shpresë se edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimorë do të na bashkangjiten në rrugën drejt BE-së, me qëllim që ky gadishull të shndërrohet në një vend stabil dhe paqësor.

Shërbimi për Informim – RDK,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu