Ballina Lajme nga Kosova Tanja Fajon fiton një mandat të ri në PE, mesazhi që ka

Tanja Fajon fiton një mandat të ri në PE, mesazhi që ka

4
0

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, njëherësh raportuesja për Kosovën ka fituar edhe një mandat tjetër në Parlamentin Europian.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fajon në Twitter, ku ka shprehur gëzimin se do të vazhdojë të jetë anëtare e PE-së për 5 vitet e ardhshme. Ajo gjen rastin të falenderojë mbështetësit e saj.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin tuaj në zgjedhjet e Parlamentit Europian 2019. Ju më keni bërë një vlerësim të madh, por unë e vetëdijshme gjithashtu për përgjegjësitë e jashtëzakonshme dhe premtoj se do të vazhdoj të punoj shumë për Slloveninë dhe për të gjithë ne për një Bashkim Europian më të mirë”, shkruan Fajon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu